Për fundjavë mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 19 gradë

Moti deri në fund të javës do të jetë stabil dhe i thatë, me disa periudha me diell dhe me rritje graduale të temperaturave të ditës. Më ngrohtë do të jetë gjatë fundjavës. Vranësira më të mëdha me kushte për reshje të shiut priten nga e hëna.

Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), në mëngjes do të jetë më ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugperëndimor. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të jenë në interval prej -5 gradë, ndërsa maksimalet prej katër deri 19 gradë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share