Për 8 orë, afër 300 dënime nga radari në Tetovë

286 masa për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar në zonën e SPB-Tetovë gjatë ditës së sotme, përcjell Klan Macedonia.

“Në kuadër të aksionit të kontrollues të zhvilluar, sot (5- mars) nga ora 10:00 deri në orën 18:00, janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 159 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit (TE-96 dhe GV-63), prej të cilëve dhjetë me më shumë se 70 kilometra në orë (TE-7 dhe GV-3), 55 tejkalime të shpejtësisë (TE-32 dhe GV-23) deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë. Përveç këtyre, 127 tejkalime të shpejtësisë të përcaktuar në zonën e banuar (TE-76 dhe GV-51), nga të cilat 1 (TE) për mbi 50 kilometra në orë, si dhe 14 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-7 dhe GV-7)”, thonë nga SPB-Tetovë.

Nga ky sektor bëjnë me dije se do të vazhdojnë me aktivitetet kontrolluese edhe në periudhën e ardhshme dhe apelojnë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit, rregullat dhe rregulloret lidhur me shpejtësinë maksimale të lejuar, gjë që do të kontribuojë në sigurinë e tyre dhe të gjithë përdoruesve të trafikut në rajonin e gjerë të Pollogut./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share