Pep Guardiola do të mungojë në dy takimet e radhës të Mançester Sitit kundër Sheffield United dhe Fulham, pasi iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në shpinë.
Trajneri i Cityzens fluturoi drejt Barcelonës për ndërhyrjen kirurgjikale për shkak të një shqetësimi që e mundonte prej disa kohësh dhe tani do t’i duhet një periudhë rekuperimi përpara se të kthehet në punë.
Sipas klubit anglez operacioni përfundoi me sukses.
52-vjeçari ka qenë në stol për takimet e para të Premier Ligës kundër Bërnlejt dhe Njukestëllit, e gjithashtu udhëhoqi ekipin drejt fitimit të Superkupës në Athinë.
Manchester City njoftoi se Guardiola do të qëndrojë deri sa të rehabilitohet në Barcelonë, ndërsa skuadra do të drejtohet nga ndihmës-trajneri Huan-ma Lijo deri sa 52-vjeçari të rikthehet.
57-vjeçari u ribë pjesë e stafit teknik të Pep Guardiolës në Gusht, pas largimit të ndihmësit Enzo Mareska, i cili mori drejtimin e Lester Sitit që luan në Championship.
Klan News