Pentagoni: Sistemi anti-raketor i SHBA-së do të jetë funksional në Izrael në të ardhmen e afërt

Një ekip i avancuar i personelit ushtarak amerikan, së bashku me komponentët e baterive Terminal High-Altitude Area Defense (Thaad), kanë mbërritur në Izrael, ka thënë Pentagoni.

Më shumë personel amerikan pritet të mbërrijë në ditët në vijim për të operuar me sistemin për të mbrojtur Izraelin nga sulmet me raketa.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se ka për qëllim “të mbrojë Izraelin”, i cili ende pritet të hakmerret ndaj një sulmi iranian që përfshin më shumë se 180 raketa balistike të lëshuara në Izrael më 1 tetor, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder thotë se vendosja e baterisë Thaad në Izrael “thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit dhe për të mbrojtur amerikanët në Izrael nga çdo sulm me raketa balistike nga Irani”.

Ryder shton se bateria do të jetë plotësisht funksionale “në të ardhmen e afërt”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share