Pensionistët në protestë: Rritje lineare të pensioneve

NË TAVOLINË EDHE PENSIONI MINIMAL

Pensionistët janë të urritur, nuk mund t`i mbulojnë harxhimet themelore jetësore. Ata kërkojnë që pensionet të rriten për 3.500 denarë ose rreth 40.000 denarë në nivel vjetor – mjete që do t`i shfrytëzojnë për të blerë ilaçe dhe ngrohje për dimrin. Me këto kërkesa, sic njofton KlanM, dolën pensionistët që mbajtën një protestë paqësore para selisë së Shoqatës së Pensionistëve dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

“Përkrah zbatimit të ligjit, të ketë plus rritje lineare prej 3500 denarëve apo përcaktimin e pensionin minimal prej 18 mijë denar. Lidhja e shoqatave të pensionistëve të shfuqizohet menjëherë, sepse nuk i përfaqëson interesat e pensionistëve, të shfuqizohet anëtarësia, anëtarësia jonë që e paguajmë nga 30 denarë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E disa pensionistë pritën rreth 15 minuta për t`u takuar dhe për të dorëzuar kërkesën e tyre tek Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska por dyert ishin të mbyllura.

“Nëse ministrja nuk del këtu për një minutë, e që ne jemi duke e pritur këtu gati 15minuta vetëm të deë dhe të merrë kërkesen tonë. E shohim që dera është e mbyllur dhe ajo është brenda dhe askush nuk del për ta hapur derën këtu në këtë diell po qëndrojm 15minuta fyti më është tharë për ujë gjersa ajo qëndron brenda me klim”.

Të pakënaqur nga udhëheqësia e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve kërkuan shfuqizimin e saj, pasi sic thanë, nuk përfaqëson interesat e tyre. Një kërkesë e këtillë, sic njofton KlanM, erdhi pas deklaratës së Kryetares së Lidhjes, e cila paralajmëroi se nuk do të mbështesë protestën duke bërë thirrje që çështja të zgjidhet në mënyrë institucionale. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share