Pensionistët në protestë, kërkojnë rritje lineare të pensioneve

KEMI ARRITUR NË FUND, DUAM TË ARDHURA DINJITOZE

Pensionistët dolën në rrugë për të kërkuar rritjen e pensionit minimal dhe rritje lineare të të gjitha pensioneve. Sipas pensionistëve, shuma që marrin tani pensionistët nuk iu mundëson atyre një jetë dinjitoze.

“Të rritet pensioni minmal menjëherë. Sasia e pensionit minimal të jetë në sasinë e pages minimale. Kërkesa e dytë është që rritja e pensiioneve të jetë rritje lineare, e jo në përqindje. Për të gjithë penisonistët rrijta të jetë nga 3.500 denarë për çdo rritje…Të ardhurat momenalte të penisionistëve nuk I përmbsuhin shpenzimet minimale për një jetesë modeste. Energjia elektrike është më e shtrenjtë, uji gjithashtu. Për të mos përmendur ushqimin. Nuk e kemi provuar shalqirin, për të mos folur për djathin”.

Sipas metodologjisë së re për llogari të pensioneve, në mars pensioni mesatar nga 17.666 denarë është rritur në 19.150 denarë. Ditët e kaluara protestë të pensionistëve kishte edhe në qytete të tjera. Ata kërkuan rritje të pensioneve nga shtatori për 3.500 denarë, e jo vetëm për 6 për qind siç njoftoi Qeveria. Ndërsa pensionistët debatojnë nëse rritja e pensioneve duhet të jetë në përqindje apo lineare, Sindikata e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë përmes një komunikate nga Bordi Ekzekutiv njoftoi se është kundër rritjes lineare të pensioneve, sepse siç thotë nuk ka korrigjim linear në vendet rreth nesh, e as në sistemet pensionale të Evropës. Nga aty kujtojnë se këtë vit pensionet me metodologjinë aktuale do të rriten për rreth 15%. Sindikata, megjithatë, pranon se pensioni minimal është shumë i ulët dhe për këtë arsye mbështet kërkesën për rritjen e masës së pensionit minimal. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share