Pendarovski uron myslimanët Bajramin e Fitrit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane të Bajramit të Fitrit, dërgoi urim qytetarëve të besimit islam në Maqedoni dhe kreut të Bashkësisë fetare islame Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

“Uroj që ditët e festave t’i kaloni në paqe dhe harmoni të mbushura me lumturi e gëzim dhe me ndarje dashurie me fqinjët tuaj. Në frymën e Ramazanit, të japim, të ndihmojmë dhe të përhapim vullnetin e mirë.

“Pavarësisht përkatësisë fetare, etnike dhe politike, le të kemi mirëkuptim dhe respekt për të gjithë bashkëqytetarët tanë. Së bashku, të bashkuar dhe në solidaritet, të punojmë për përparimin dhe mirëqenien e atdheut tonë të përbashkët Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Pendarovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share