Pendarovski: Samiti i NATO-s, mundësi për t’u dëshmuar forca dhe uniteti

“SAMITI I ALEANCËS DERISA PO ZHVILLOHET LUFTË NË EVROPË”

Në Madrid zyrtarisht ka nis Samiti I NATO-s. Delegacionin e RMV-së e udhëheq Presidenti Stevo Pendarovski, kurse marrin pjesë edhe Ministrja e Mbrojtes, Slavjanka Petrovska dhe Shefi I Diplomacisë, Bujar Osmani, raporton KlanMacedonia.

Në pritjen solemne, shefat e delegacioneve, ishin përshëndetur nga nikoqiri, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez dhe Sekretari I Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti Pendarovski ka deklaruar se ky samit paraqet një mundësi unikale për të gjithë aleatët që të dëshmohet forca dhe uniteti, pasi sipas tij, asnjëherë në historinë e Aleancës nuk është organizuar një samit derisa po zhvillohet luftë në kontinentin evropian.

“Mund ta paramendoni se lufta në Ukrainë, dikton agjendën e samitit. Deri në fund të ditës duhet ta miratojmë konceptin e ri strategjik që ishte sinkronizuar nga aleatët, ta miratojmë Memorandumin për mirëkuptim dhe t`u bëjmë ftesë dy vendeve të reja që sa më shpejt t`I bashkangjiten NATO-s. Është koha e duhur për të treguar se ekziston solidariteti në rritje dhe uniteti në NATO dhe tërësisht do ta mbështesin popullin ukrainas në mbrojtjen e territorit të tyre, lirisë dhe vlerave demokratike” – deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Në Samitin e NATO-s në Madrid do të adresohen sfidat aktuale të sigurisë dhe pritet të miratohet Koncepti I ri strategjik I NATO-s. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share