MPB: Arrestohet 19-vjeçarja nga Manastiri e cila ka vjedhur të holla dhe stoli ari

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 14.06.2022 rreth orës 16:00 në NJPB Kërçovë është arrestuar S.K. (19) nga Manastiri, e cila më herët ka hyrë në shtëpinë e E.E. nga Kërçova dhe ka vjedhur të holla, telefon celular, stoli ari dhe sende tjera. Pasi është vërejtur, S.K. fizikisht e ka sulmuar të dëmtuarën dhe është arratisur. Sendet e vjedhura i janë kthyer pronares, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër S.K. do të parashtrohet kallëzim përkatës, thuhet në njoftimin e MPB

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share