“Portalet e financuara nga qendrat malinje, rrezik real për demokracinë”
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me përhapjen e dezinformatave, duke thënë se, vendi është objektiv relativisht i lehtë i fushatave dezinfromuese, për shkak të rezistencës së dobët institucionale dhe shoqërore ndaj tyre, njofton KlanM.
Duke folur në konferencën “Ndërtimi i rezistencës shoqërore ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformatave në Maqedoninë e Veriut”, Presidenti Stevo Pendarovski, tha se rezistenca shoqërore ndaj ndikimeve të këqija të dezinformatave, duhet të jetë rezultat i një strategjie të plotë dhe afatgjate, por edhe i politikave konkrete që do ta ndryshojnë realitetin shoqëror.
Ai, siç njofton KlanM, i bëri thirrje pushteti të jenë transparent për punën e tij, duke thënë se të gjitha informatat, përpos atyre të karakterit klasifikues, duhet të jenë të qasshme për opinionin.
“Shteti jonë, fatkeqësisht, është një objektiv relativisht i lehtë i fushatave dezinformuse, për shkak të rezistencës së dobët institucionale dhe shoqërore ndaj tyre. Ajo që paraqet përparësi të shoqërive demokratike në rrethana normale, fatkeqësisht është dobësia më e madhe potenciale në kushte të polarizimit të brendshëm dhe të jashtëm. Shoqëria mutikulturore e Maqedonisë mbijeton vetëm në bazë të kompromiseve dhe gatishmërisë së qytetarëve të kërkojnë dhe pranojnë kompromise”, deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.
Ai shtoi se, rrjetet sociale dhe portalet online, shpesh shërbejnë ose si platforma në të cilat subjekte të tjera publikojnë, ose kanë strukturë të fshehur redaktuese.
“Duke pasur parasysh se, pjesa më e madhe e tyre janë të varura direkt nga numri i të ashtuquajturave “hapje” në internet, është e qartë se madje edhe pa qëllime për veprime propagandistike, teknika e tyre e punës është që të kenw sa më shumë përdorues, më së shpeshti përmes senzacionalizmit, ndërsa në llogari të së vërtetës. Kur të marrim parasysh se, një pjesë e vogë e tyre financohen përmes të ardhura ilegale të mjeteve prej të ashtuquajturave qendra malinje për fuqi me qëllime të qarta, është e lehtë të kuptohet se, kanë potenciala për të qenë rrezik real për demokracinë”, thotë Pendarovski.
Ndërkaq, duke folur për korrupsionin, siç percjell KlanM, ai tha se lufta kundër korrupsionit është ende më shumë prezente në deklaratat politike sesa në realitet, ndërsa politikanët e korruptuar, sipas tij, janë gjithmonë më pak rezistent ndaj ndikimeve malinje, ose për shkak të dëshirën për para të lehta ose për shkak se janë të shantazhuar, ndërsa më së shpeshti për të dyjat”./KlanMacedonia