Pendarovski: Pres që të gjithë personat e përfshirë mbrëmë në incident të arrestohen dhe sanksionohen

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me zhvillimet e djeshme, ku kishte përleshje mes protestuesve dhe një grup qytetarësh. Sipas tij është e papranueshme përdorimi i dhunës dhe nxitja e dhunës për qëllime politike. Pendarovski tha se pret që të gjithë personat e involvuar në incidentin e mbrëmshëm të sanksionohen në afat sa më të shkurtër

“U bëj apel të gjithë organizatorëve të protestave, të cilat po mbahen këto ditë në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin përgjegjësi dhe të drejtën e tyre demokratike që të protestojnë të vazhdojnë ta praktikojnë me dinjitet dhe pa dhunë. Njëkohësisht e gjykoj rreptësishtë mbajtjen dhe përdorimin e armës së zjarrit nga civilët dhe qytetarët në vend, të cilët nuk janë përfaqësues të organeve të sigurisë. Dje policia kishte një reagim në kohë i cili parandaloi përplasje më të mëdha. Pres që të gjithë personat të cilët u involuan mbrëmë në këtë incident të arrestohen dhe të sanksionohen përkatësisht në afatin sa më të shkurtër të mundshëm”, ka shkruar mes tjerash Pendarovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share