Pendarovski: Në samitin e dhjetorit të BE-së, nuk do të ketë lajme të mira për RMV-në!

“Pozita dhe opozita përafrojnë qëndrimet për zgjedhjet”

Në samitin e dhjetorit, nuk do të ketë lajme të mira për Maqedoninë e Veriut, ka thënë me tone pesimiste Presidenti Stevo Pendarovski. Sipas tij do të ketë epilog negativ në Samitin e dhjetorit të BE-së për vendin, kurse Presidenti fajin për këtë e dejton tek opozita.

“Epilog është i qartë, duke marrë parasysh se nuk mund ta realizojmë parakushtin në kornizën negociuese evropiane. Ndërkohë, fatkeqëisht, për shkak të qëndrimit të prerë të opozitës, asgjë nuk ndryshoi në këtë drejtim. Është e qartë se në Samitin e Dhjetorit nuk mund të ketë një vendim pozitiv për ne”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

Presidenti vlerëson se po afrohen qëndrimet e pozitës dhe opozitës rreth mundësisë që të dakordohen që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen së bashku.

“Mendoj se qëndrimet e qeverisë dhe opozitës po afrohen dhe me siguri ditëve në vijim do të zyrtarizohet se është arritur marrëveshja që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen në periudhë të njëjtë kohore”. tha Pendarovski.

Komisioni Evropian, në raportin e fundit të progresit, shfaqi shqetësime serioze duke potencuar se situata politike në Maqedoninë e Veriut mbeti e polarizuar që ka ndikuar në funksionimin e drejtë të institucioneve demokratike.

Për Qeverinë, përgjegjësia për këtë bie mbi VMRO-DPMNE-në që kundërshton vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, ndërsa sipas opozitës raporti i fundit i KE-së është dëshmi se janë të rreme deklaratat e qeverisë LSDM-BDI se janë të fokusuar në agjendën evropiane./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share