Pendarovski më 22 dhjetor do të mbajë fjalim në Kuvend

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski më 22 dhjetor do të mbajë fjalimin e tij vjetor para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç është njoftuar në ueb faqen e Kuvendit, fjalimi i presidentit të shtetit Pendarovski në seancën e 96-të është caktuar për në ora 11:00.

Presidenti i shtetit tradicionalisht çdo vit mban fjalim para deputetëve para fundit të vitit kalendarik në të cilin i prezanton qëndrimet e tij për ngjarjet aktuale në vend dhe në botë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share