Pendarovski: Kërkesa e Bullgarisë – skandaloze!

Kërkesa e Sofjes që të kyçet në procesin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut është skandaloze – ka vlerësuar Presidenti Stevo Pendarovski. Sipas tij, kërkesa të këtilla nuk dërgojnë as edhe okupatorët, njofton KlanM.

“Në shekullin 21 është absolutisht joshembullore të kërkoni të përziheni në politikën e brendshme dhe në procest e brendshme politike dhe kushtetuese-juridike të çdo vendi. Në këtë drejtim mendoj se përgjigja jonë përmes MPJ-së, ishte e duhur” – tha Presidenti Pendarovski.

Lidhur me kushtëzimin e VMRO-DPMNE-së se do të merr pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese nëse pranohet modeli kroat, Presidenti Pendarovski, sic percjell KlanM, tha se debati për konceptin rreth shumicës dhe pakicave në RMV është tejkaluar dhe ka përfunduar me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001.

Presidenti ka konfirmuar se në kabinetin e tij ka mbërritur kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë që të delegojnë ekspertin që do të merr pjesë në grupin e punës. Paralajmëroi se këtyre ditëve do të dërgojnë përgjigjen formale, me të cilën profesori universitar, Aleksandar Spasov – këshilltari juridik I Presidentit, do të propozohet si anëtar i grupit të ekspertëve për ndryshimet kushtetuese. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share