ZGJEDHJET PRESIDENCIALE
Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, I cili sot në Kongresin e LSDM-së do ta zyrtarizojë kandidaturën, si dhe kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, sot kanë grumbulluar 10.000 nënshkrimet e qytetarëve në mbështetje të kandidaturave.
Stevo Pendarovski mblodhi 10 nënshkrimet e qytetarëve si mbështetje të kandidaturës së tij. Aksioni nisi sot në orën 08.00.
Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët.
“Në kohë rekorde, për më pak se 5 orë, u grumbulluan 10.000 nënshkrime të qytetarëve si mbështetje për mandatin tim të dytë” – shkruan Presidenti aktual nëpër rrjetet sociale, duke pohuar se nënshkrimet do të mblidhen edhe ditëve në vijim.
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja njoftoi se kandidatja e tyre, Gordana Siljanovska Davkova, deri ora 12.00 ka arritur të mbledhë 15.000 nënshkrime për konfirmimin e kandidaturës.
Davkova mbrëmë zyrtarisht u zgjodh kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së, pasi mori mbështetjen e 444 delegatëve në Konventën partiake.
Sot, me fillim në ora 18.00, në Kongresin e LSDM-së, pritet që Presidenti Pendarovski ta zyrtarizojë kandidaturën presidenciale.
Paraprakisht nënshkrimet e domosdoshme I kanë grumbulluar, Bujar Osmani, Arben Taravari, Maksim Dimitrievski, Biljana Vankosva dhe Stevço Jakimovski.
Procedura për grumbullimin e nënshkrimeve nisi më 23 shkurt dhe do të zgjasë deri në mesnatën e 8 marsit. /tvklan.mk/