Kovaçevski: Do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se si kryetar i LSDM-së, konfirmon se do të parashtrojnë amendamente pasi propozim ligji për amnisti të futet në amnisti.

“Edhe unë kam qëndrimin tim rreth ligjit dhe në atë se grupi parlamentar i LSDM-së menjëherë do të dorëzojë amendament, pasi që të hyjë në procedurë ligji, që mos të ketë mundësi që të përfshihen persona të caktuar në pjesë të kësaj amnistie”, tha mes tjerash Kovaçevski.

“Qeveria përmes bashkëpunimit me BERZH, ka siguruar 24 milionë euro për ndërtimin objektit të ri në kuadër të burgut të Idrizovës me kapacitet prej 900 vendeve” – tha Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kovaçevski mes tjerash tha se mbi gjitha vlerëson se Ligji për Amnisti sërish duhet të miratohet.

“Numri i vendeve në burgje është diku 2.113, ndërsa për momentin ka 2.113 në burgje, ndërsa për vuajtje të dënimit presin edhe 2.200 persona, kjo do të thotë se për momentin kemi nevojë për 4.000 vende që të vendosen të gjithë që presin për vuajtje të dënimit, do të bëj krahasim. Qendra më e madhe me kapacitete akomoduese në shtet, me të gjitha akomodimet hotelierike ka 4000 vende. Të gjithë po t’i bëni objekte për të dënuar, për një javë, prap do të mungojnë vendet e lira”, theksoi Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share