Pendarovski dhe Bytyqi vizituan kompani me pronar nga Maqedonia në Nju-Xhersi

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski bashkë me zv/kryeministrin Fatmir Bytyqi dje kanë vizituar Nju-Xhersin,, në kuadër të vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në shoqërinë e bashkëshortes, Elizabeta Gjorgievska, Pendarovski e ka vizituar shkollën për fëmijë me nevoja të veçanta “Xhesi Xhej Kapllan”, ku janë njoftuar me organizimin, metodat dhe punën e shkollës në të cilën janë të kombinuara standardet e arsimit të lartë, infermiereve dhe terapive, me qëllim që nxënësit me nevoja të veçanta në tërësi t’i realizojnë potencialet e tyre.

“Në takim me udhëheqësinë e shkollës ishte biseduar për rëndësinë e arsimit gjithpërfshirës, situatës dhe mundësive lidhur me sigurimin e mjediseve adekuate stimuluese për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta”, njoftoi Kabineti i Pendarovskit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shefi i shtetit bashkë me zv/kryeministrin në Nju-Xhersi kanë vizituar edhe kompaninë “Fast Pek Trejding” në pronësi të Ivanço Ivanovski, me çka u njoftua me funksionimin dhe zhvillimin e kompanive, bashkëpunimin të cilin e realizojnë dhe kushtet për punë në shoqërinë amerikane.

“Presidenti Pendarovski realizoi takim me përfaqësues të shquar të komunitetit të biznesit dhe diasporës maqedonase nga Nju-Xhersi, si dhe takim me profesionistë maqedonas nga Nju-Jorku, ku u njoh me aktivitetet e tyre aktuale dhe pjesëmarrjen në fushën sociale, ekonomike, kulturore dhe jetës politike në SHBA. Në bisedën me ta, presidenti Pendarovski theksoi se vendi ynë krenohet me sukseset e bashkësisë maqedonase në SHBA.

Ai theksoi se përfaqësuesit e diasporës maqedonase, si anëtarë të njohur të shoqërisë amerikane, kanë rol të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, përfaqësimin e interesave dhe afirmimin e vendit tonë”, thuhet në kumtesë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share