KAMPOIONATI VENDOR MBETET OPSIONI I RADHËS PËR TETOVARËT
Shkëndija eliminohet nga AIK-u i Stokholmit pas 120 minutave loje që përfundoi 1-1, ndërsa fituesin e përcaktuan penaltit. Shkëndija nga Liga e Konferencë eliminohet pa asnjë humbje nga gjashtë sfidat e zhvilluara. AIK vazhdon garat në fazën play off, atje ku do të përballet me ekipin Sllovaçko të Çekisè, më 18 gusht.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe në vazhdimin 30-të minutësh përfundoi me barazim 1-1. Në minutën e 22-të, Ferhan Hasani shënoi nga penalltia për rezultatin 1:0. Ndërsa në minute e 56-të barazoi Ayar. Pas ruletit të penaltive fati ishte nëanën e suedezve të cilët fituan 3-2. Nga 11 metërshi nuk shënuan Dita, Doriev dhe Hasani, ndërsa te AIK-u dështuan Larsson e Ring. Trajneri Artim Shaqiri është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij dhe se është krenar me ato, ndërsa ekipi që ai e drejtonë tani do të orjentohet në kampionatin vendor.
Në këtë ndeshje Shkëndija kishte përkrahjen e mbi 5 mijë tifozëve, luajti guximshëm por ja që fati ishte në anën e AIK-ut. Shkëndija në këtë edicion të garave europiane në Konferencë Ligë, pati një paraqitje të suksesshme pasi në gjashtë ndeshjet e zhvilluara shënoi tre fitore dhe tre barazime, fati deshti që të eliminohet edhe pse nuk pësoi asnjë humbje .