Pele nga spitali: Jam i fortë, ju falënderoj për mbështetjen

Pas informacioneve se një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave është në gjendje kritike shëndetësore, Pele përmes rrjeteve sociale ka dërguar një mesazh nga spitali.

“Miq të dashur, dua t`ju bind të gjithëve dhe të jeni pozitiv. Jam I fortë, kam shumë shpresa dhe jam në trajtimin e zakontë. Dua t`i falënderoj pacientëve dhe personelit mjekësor të spitalit për kujdesin dhe vëmendjen” – ka deklaruar Pele në Instagram.

“Keni besim të fortë në Zot dhe cdo mesazh dashurie që marr nga Ju nga e gjithë bota më mbush me energji. Gjithashtu edhe ndjekja e ndeshjeve të Brazilit” – ka shkruar Pele në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share