NUMËR I MADH I VIZITORËVE NGA DIASPORA SHQPTARE
Në organizim të Komunës së Pejës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Boge u mbajt ediconi i 30-të kulturo sportive “Lojërat tradicionale “Rugova 2022”. Në këtë manifestim u zhvilluan shtatë disiplina të lojërave tradiconale: Mundje, Rrëzimi i Duarve, tërheqja e litarit e hudhja e gurit, kërcmi në Pup dhe ngritja në shilor, ndërsa nuk mungoi edhe program kulturo artistik.
Mnifestimin Lojërat tradicionale janë trashëgimi e lashtë kulturore e trevës së Rugovës, ndër më të vjetrat në nivel vendi ndaj interesimi dhe përkrahja e institucioneve nuk mungon asnjëher . Manifestimin në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e pëshëndeti ministrja e punëve të jashme Donika Gërvalla ndërsa në emër të Komunës së Pejës drejtoresha e Arsimit, Kultursë dhe Sportit në Komunën e Pejës Xhenet Suka
“Në emër të Qeveriusë Republikës së Kosovës duke dëshiruar një garë fer, një garë të mirë dhe njnjë demonstrim të forces, një demonstrim të shkathtësive , një demonstrim të mjeshtërisë dhe të mençurisë së të gjithë pjesëmarrësve”,deklaroi Donika Gërvalla Ministre e Punëve të Jashtme.
“Dëshiroj që nga ky moment të shprehë gjithë angazhimin dhe gjithë përkushtimin e pushtetit local që këto lojëra të identifikohen me vet identitetin e trevësa”, deklaroi Xhenet Suka, drejtoresh e Arsimit, Kulturës dhe sportit në Pejë.
Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe, garuesit pjesëmarrës në këtë eveniment ishin kryesisht nga treva e Rugovës, por jo vetëm
“ Sivjet janë tri dekada qëllimi është që të vazhdohet tradita në kohë e kositjeve të livadheve kanë organize lojëra një grup të rinjë dhe kanë vendos që këtë traditë ta vazhdojnë dhe dmth që 30 vite jemi duke e vazhduar dhe siç shihet interesimi është shumë madh dhe vazhdon me sukses”, deklaroi Haxhi Iberdemaj-Këshilli organizativ.
Në mesin e mijëra pjesëmarrësve si gjithmon i pranishëm ishte edhe profesori universitar Zumer Neziri, i cili thotë se këto gara janë shumë të dobishme
“Qëllimi i lojërave është të mbahen rregullisht, qëllimi lojërave është njerëzit të kënaqen mendeoj te shikuesit dhe qëllimi lojërave është gara që i nxit njerëzit apo jo në këto disciplina që shumica janë disciplina luftarake dhe për brigade 136 Rugova në luftën e fundit ishin shumë dobishme”, deklaroi Zumer Neziri-profesor universitar.
Në këtë manifestim kulturo sportive të pranishëm ishin njerëz nga e gjithë Kosova, mërgata shqiptare si dhe nga viset tjera shqiptare disa pjesmarrës u deklaruan për KlanM.
“Unë jam e Rugovës, jam e lindur në Suedi. Për këto lojëra kam ardh dhjet vite me radhë se më pëlqejnë shumë dhe jam shumë krenare me lojrat tradicionale të Rugovës”
“Sivjet është ediconi jubuilar dhe jemi shumë të kënaqur me këto takime. Pamë shumë lojëra që janë tradicionale në këtë në kët vend sidomos hedha e shtizës, hedhja e gurit “
Organizatori për tre garuesit më të mire në çdo discipline të lojërve tradicionale ndau Kupa, medalje dhe mirënohje, ndërsa me mirënjohje u nderua edhe televizoni kombëtar KlanMacedonia.