Pedri: Ndaj Bayern humba disa raste, po punoj të përmirësohem sepse ajo është e papranueshme

Pedri po vazhdon të rritet. Të qenit vetëkritik duket se është një nga vlerat shtesë të tij dhe kjo po e ndihmon lojtarin.

Ylli në rritje i Barcelonës, Pedri ka folur për ndeshjen që skuadra e tij e luajti ndaj Bayern, ku spanjolli pati disa raste të mira shënimi.

Mesfushori ka thënë se është duke punuar që rastet sikur ato në ‘Allianz Arena’ të mos i lëshojë më nga dora. Për të, gabime të tilla janë të papranueshme.

“Kundër Bayern unë humba disa shanse që s’mund t’i humbi”, ka thënë Pedri, transmeton lajmi.net.

“Po punoj shumë fort që këto shanse të pastra të mos i humbi në ndeshjet e ardhshme. Kjo s’mund të pranohet”, shtoi lojtari.

Pedri, 19-vjeçar, qysh tash është kthyer në një shtyllë të mesfushës së Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share