Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit nxjeret në ankand publik

Agjencia për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara sot prej orës 9 deri në orën 12 po realizon shitje të një pjese të pasurisë së patundshme të konfiskuar të Sasho Mijallkovit, në lëndën “Perandoria”.

Pasuria do të shitet në ankand publik elektronik.

“Të drejtë pjesëmarrjeje në ankandin publik elektronike kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, përveç personit të dënuar prej të cilit është konfiskuar pasuria e patundshme, personat e punësuar në Agjencinë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara, si dhe person tjetër i cili zyrtarisht ka marrë pjesë në procedurën e shitjes, thuhet në një nga kushtet në konkursin e publikuar nga ana e Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara.

Agjencia për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara më parë me sukses e zbatoi dhe realizoi shitjen e gjithsej tre pasurive të patundshme nga ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në bazë të aktvendimit të shkallës së prerë për rastin “Perandoria”.

“Bëhet fjalë për tri prona të cilat në bazë të aktgjykimit të shkallës së prerë KOK – PP nr. 283/2022 janë marrë nga Sasho Mijallkovi. Mjetet e realizuara në të holla nga shitja do ta rrisin buxhetin shtetëror në vlerë të përgjithshme prej 15.000.500 ose 244.000 euro”, informuan nga Agjencia.

Në korrik të këtij viti në ankand në bursë ishin vendosur edhe aksione të konfiskuara të Mijallkovit.

Në rastin “Perandoria”, Sasho Mijallkovi e pranoi fajin dhe u morr vesh me Prokurorinë, ndërsa dënimi ishte tre vjet burg dhe konfiskim i pasurisë që kushton rreth 30 milionë euro, në mesin e të cilave 25 banesa dhe parcela afër hotelit Meriot.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share