Pasojat e Covid-it të gjatë

Studimi: Lëndime 14 herë më të larta në mushkëri, tru dhe veshka

Një e treta e pacientëve me COVID-19 pësuan dëmtime në organe të shumta pesë muaj pas infektimit. Ky është zbulimi më i fundit i dalë nga një studim mbi pasojat që la te pacientët i ashtuquajturi Covid i gjatë.

Skanimet mjekësore kanë treguar se kësaj kategorie të pacientëve u rriten mundësitë tri herë më shumë që të përballen me anomali në mushkëri, tru dhe veshka, të krahasuara me grupin e jo Covid.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për qëllime të studimit janë analizuar 259 pacientë, të cilët janë sëmurë me koronavirus dhe më pas janë shtruar në spital.

Lëndimet e mushkërive ishin pothuajse 14 herë më të larta në mesin e pacientëve të gjatë me COVID, ndërsa gjetjet anormale që përfshinin trurin dhe veshkat ishin përkatësisht dy deri në tre herë më të larta.

Profesoresha Betty Raman nga Universiteti i Oksfordit tha se mosha e pacientit, shkalla e sëmurjes me COVID, si dhe fakti nëse kanë pasur ndonjë sëmundje tjetër, kanë qenë faktorë me rëndësi për identifikuar dëmtim të këtyre organeve të rëndësishme të trupit.

Ka shpresa që ky studim, i publikuar në revistën shkencore Lancet, të ndihmojë në krijimin e trajtimeve më efektive për atë që njihet si “COVID i gjatë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.9 milionë njerëz humbën jetën që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share