Pashkët Ortodokse/ Krerët fetar e politik bëjnë thirrje për unitet!

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z Stefani, në mesazhin për Pashkët, ka bërë thirrje për unitet, sic tha, nëse duam t`i zgjidhim problemet e përditshme.

“T`i lutemi Zotit të ringjallur t`i shëndrisë mendjet tona. Detyra dhe obligimi ynë është që të kundërshtojmë të gjithë ata që po përpiqen të na marrin atë që fituam me shumë sakrifica dhe që duan të na i grabisin historinë, vendin, kulturën, gjuhën, gjithcka që është e jona dhe maqedonase”, deklaroi kreut i KOM-AO, Z.Z Stefani.

“Duke ndjekur shembullin e Krishtit për t`u bashkuar rreth vizionit për shoqëri humane dhe të drejtë, ku do të ketë vend për gjithsecilin, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjuhësore e politike – është I afërt me ne” – shkruan në rrjetet sociale Presidenti aktual Stevo Pendarovski, duke shpërndarë një video-material për Pashkët.

Pashkët I ka uruar edhe Kryeparlamentari, Jovan Mitreski.

“T’u rezistojmë të gjitha fatkeqësive, t’i tejkalojmë sprovat, të jemi solidarë me njëri-tjetrin dhe t’i hapim zemrat tona drejt dashurisë, dhembshurisë dhe bashkimit të pakushtëzuar”, thotë Mitreski.

Urime për Pashkët ka dërguar edhe Kryeministri Talat Xhaferi.

“E mira e përbashkët, është një përcaktim i bekuar njerëzor dhe ajo mund të arrihet vetëm nëse respektohen postulatet bazë të cilave u referohen shembujt e shumtë në histori”, thuhet në urimin e Xhaferit.

Besimtarët ortodoks sot festojnë festën më të madhe të krishterë Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, dita kur Jezu Krishti dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit. Ringjallja e Krishtit u shpall në mesnatë në të gjithë tempujt e Kishave ortodokse maqedonase, ndërsa sot mbahen liturgjitë e Pashkëve. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share