Pashkët në botë/ Ukraina dhe Gaza festojnë nën hijen e luftës

Ukrainasit dhe palestinezët festuan ditën e Pashkëve Ortodokse nën hijen e luftës.Shumë besimtarë u lutën në këtë ditë të shenjtë për paqe dhe fundin e konflikteve në vendet e  tyre.

Ukrainasit  festuan Pashkët Ortodokse në  këtë katedrale në qytetin e Odesës e cila u dëmtua rëndë gjatë një sulmi me raketa ruse në në korrik të vitit të kaluar.

“Katedralja jonë është e rrënuar. Ne kemi festuar kaq shumë Pashkë brenda kësaj katedrale me kreun e kishës sonë dhe mijëra besimtarë. Ishte gjithmonë një ngjarje e madhe. Sigurisht që kishte shumë atmosferë , por më e rëndësishmja është ajo që ti të ndiesh zotin pasi  nuk ka rëndësi nëse e festoon pashkën në një kishë të madhe apo të vogël,më e rëndësishmja është që të kesh paqe dhe qetësi brenda vetes.”

Katedralja e fillimit të shekullit e 19-të u shkatërrua në vitin 1936  gjatë kohës së Josef Stalinit dhe u rindërtua kur Ukraina fitoi pavarësinë nga Moska në 1991.

Megjithatë, ukrainasit nuk janë të vetmit që festojnë Pashkët Ortodokse nën hijen e luftës.  Të krishterët ortodoksë u mblodhën në Kishën e Shën Porfirit në Gaza për të festuar Pashkët dhe u lutën  për t’i dhënë fund luftës.

Kisha aktualisht strehon qindra palestinezë të cilët janë zhvendosur nga luftimet.

Nga sheshi i Shën Pjetrit edhe  Papa Francesku u lut për paqe në këto dy vende ndërsa kujtoi edhe viktimat e të prekurit nga përmbytjet në Brazil.

GAZETARE: XHUANA LIKA/ REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share