Pas trikaftës mungon edhe ilaçi “Kreon”?

MSH: ILAÇI “KREON” PËR PERSONAT ME FIBROZË CISTIKE DO TË JETË I PRANISHËM NGA DITA E HËNË

Nuk kanë fund problemet për pacientët me fibrozë cistike. Pas mungesave të ilaçit Trikafta,  ditëve të fundit këto pacientë e kanë të pamundur të marrin ilaçin kreon. Nga ministria e shëndetisë zotohen se ilaçi do të jetë në dispozicion nga e hëna.

Përveç mungesës së “trikaftës” për personat me fibrozë cistike, prej disa muajsh pacientët kanë mbetur pa ilaçin “kreon” i cili ndihmon trupin të absorbojë më lehtë ushqimin. Sipas agjencisë së lajmeve MIA të cilët kanë kontaktuar disa barnatore ku të njëjtat kanë konfirmuar se ilaçi “kreon” ka kohë që nuk është në dispozicion, nga MIA gjithashtu kanë kontaktuar edhe me importuesin e këtij ilaçi nga ku kanë konfirmuar se ilaçi nuk është në dispozicion që nga qershori dhe se nuk e dinë se kur do të arrijë në vend.

E nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me mungesën e ilaçit “kreon” kanë konfirmuar se nga dita e hënë ilaçi do të jetë i pranishëm neper barnatore.

“Sipas informacioneve nga distributori i ilaçit “Kreon 25000”, shpërndarja nëpër barnatore është duke u zhvilluar dhe nga e hëna do të jetë në dispozicion për të gjithë pacientët. Bëhet fjalë për një medikament me origjinë biologjike, i cili është në prodhim të kufizuar në nivel botëror, prandaj me importin e këtij ilaçi është shfaqur një deficit afatshkurtër, i cili tashmë është tejkaluar.” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Kryetares së Shoqatës për fibrozë cistike, Ivana Atanasoska, duke qenë se nuk ka “kreon 25,000”, pra një ilaç të destinuar për të rriturit, pacientët detyrohen të marrin nga ilaçi i destinuar për fëmijët, “Kreon 10,000”. Nga ana tjetër të sëmurët me fibrozë cistike thonë se me marrjen e “Trikaftës” marrin fryma më lehtë, por nëse nuk merret “Kreon” ushqimi nuk absorbohet në organizëm. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share