Pas trazirave politike, Peruja ka për herë të parë një Presidente grua

Pas trazirave politike, Peruja ka për herë të parë një Presidente femër pasi ish-Presidenti Pedro Castillo u shkarkua disa orë më parë për shkak se u përpoq të shpërndante parlamentin.

Tashmë Presidente e re është Dina Boluarte, e cila mbante postin e nënkryetares. 60-vjeçarja tha se do të qeverisë vebdin deri në Korrik 2026, kohë kur përfundon presidenca e Castillo. Pas betimit, ajo bëri thirrje për vetëpërmbajtje politike për të tejkaluar krizën që ka kapluar vendin.

Pasditen e djeshme, Pedro Castillo u shkarkua si President i vendit pasi tentoi të zëvendësonte Kongresin me një qeveri të jashtëzakonshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ligjvënësit e refuzuan këtë thirrje dhe pas një mbledhje urgjente që zhvilluan, e akuzuan Presidentin dhe e shkarkuan nga detyra, kurse policia e arrestoi për rebelim. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share