Pas skenaristëve, aktorët e Hollywood paralajmërojnë grevë për pagat

Aktorët pritet të kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune

Aktorët e Hollywood-it paralajmërojnë grevë nëse bisedimet për kontratën midis “Shoqatës së Drejtorëve të Amerikës” dhe studiove të filmave mbyllen pa rezultat.

Ata kërkojnë paga më të larta dhe masa mbrojtëse kundër përdorimit të paautorizuar të imazheve të tyre përmes inteligjencës artificiale. Marrëveshja e tyre aktuale skadon më 30 Qershor ndërsa bisedimet mes dy palëve do të fillojnë të mërkurën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më herët ishin skenaristët ata të cilët protestuan me kërkesa jo shumë të ndryshme nga ato që kanë aktorët e Hollywood-it.

Edhe ata kërkuan rritje pagash dhe ndryshime në praktikat e industrisë që thonë se i detyrojnë të punojnë më shumë, për më pak para.

Grevat kanë ndikuar në industrinë e fimit duke qënë se aktualisht projektet kinematografike si sezoni i ri i “Stranger Things” të Netflix dhe “Game of Thrones” janë ndërprerë.

Një grevë e mundshme e aktorëve do të rriste presionin mbi studiot që kanë nevojë për programe për të mbajtur shërbimet e tyre të transmetimit. Hera e fundit që  skenaristët e Hollywood-it mbajtën një grevë ishte në vitin 2007, e cila zgjati për 100 ditë dhe shkaktoi rreth 2.1 miliardë dollarë humbje.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share