Në ndesjen derbi të javës së nëntë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë, ekipi i Shkupit doli fitues në përballjen me kampionin në fuqi ekipin e Struga Trim Lum me rezultat 2-0 dhe pas kësaj ndeshje bëhet lider në renditjen e tabelës me 18 pikë. Pas kësaj ndeshje për faqet zyrtare të ekipeve përkatëse janë deklaruar dy trajnerët Mlladen Zhizhoviq i FC Shkupi dhe Shpëtim Duro i ekipit Struga Trim Lum
Kjo ishte fitorja e katërt e skuadrës së udhëhequr nga strategu Zhizhoviç, një në ndeshjen e kupës prandaj tani ekipi ynë është kryesues në tabelë.
Pikërisht ndeshjen me kampionin në fuqi e ka komentuar edhe vet strategu boshnjak trajneri i Shkupit Mlladen Zhizhoviq,
“Ishte nj derbi i vërtetë, mendoj se në përgjithësi pjesa e parë ishte në një nuancë më kualitative nga ekipi kundërshtarë. Në njëzet minutat e para kishim disa kundërsulme dhe gjysmë kundërsulme të cilët duhej ti kishim finalizuar, por nuk i bëmë.
Në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e organizimit të lojës, kjo edhe dha frytet e saja, kishim mundësi që të shënojmë edhe më shumë gola, por gjithsesi ishte një fitore plotësisht e merituar. Mendoj se ishim sot dominues dhe më të mirë në të gjitha elementet e lojës së futbollit. Uroj edhe ekipin kundërshtarë për lojën korrekte uroj edhe arbitrat që kryen punën e tyre në mënyrë të mrekullueshme dhe shpresoj se kështu edhe do të vazhdojë” ka deklaruar trajneri Zhizhoviq.
Ndërkaq pas disfatës në stadiumin e Çairit, opinionin e tij pas përfundimit të ndeshjes e ka dhënë edhe trajneri I Struga Trim Lum, Shpëtim Duro, i cili pos tjerash ka deklaruara:
“Në pjesën e parë skuadra jonë ishte më e vendosur në fushë, ishtë më mirë se kundërshtari dhe kishim 2-3 mundësi për të kaluar në avantazh, kundërshtari nuk na rrezikoi në asnjë moment, kurse në pjesën e dytë ishte ai episodi i golit që prishi ekuilibrat, sidomos edhe kartoni i kuq ndikoi për vazhdimësinë e lojës” – u shpreh fillimisht Shpëtim Duro.
Duro ka pranuar se orari i ngjeshur për skuadrën e tij është stërngarkuar meqë për një javë ka zhvilluar tri ndeshje të vështira, ndërsa me të njëjtin ritëm do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit vjeshtor krejt shkaku i ndeshjeve ndeshjeve ndërkombëtare. Struga Trim Lum, të mërkurën përballet me Shkëndijën në Tetovë për tѱ zhvilluar ndeshjen e mbetuar nga java e dytë e kampionatit
“Realisht ka ndikim, pasi kemi pas orar shumë, shumë të ngjeshur. Unë e kam thënë që e kemi përballuar aktivitetin me një organikë të njëjtë, megjithatë kam mendimin se ishte një ndeshje që nuk duheshe ta humbisnim” – vijoi Duro, i cili kishte vërejtje edhe në kushtet jashtëzakonisht skandaloze që ofronte fusha e stadiumit në Çair.
“Ajo që dua të them, nuk ishin edhe kushtet e mira, terreni ishte në gjendje jashtëzakonisht skandaloze që nuk lejonte të luajmë futboll normalisht, kundërshtari u ambientua më mirë, sidomos në pjesën e dytë, ku pas shënimit të golit e menaxhoi më mirë lojën” – përfundoi intervistën për faqen zyrtare të klubit trajneri Shpëtim Duro, i cili sërish do të ketë mungesë të lojtarëve edhe në mesjavë, pas atij kartoni të kuq të Hristijan Georgievskit. /KlanMacedonia/