Pas mesnate do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës.
KRRE ka vendosur që benzina BS-95 do të shtrenjtohet për 1 denarë, respektivisht do të shitet për 77,5 denarë për litër.
Benzina BS-98 do të shtrenjtohet për 1.5 denarë dhe një litër do të kushtojë 80 denarë.
Nafta do të shtrenjtohet për 1,5 denarë dhe një litër do të kushtojë 74,5 denarë.
Edhe vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohet për 1.5 denarë dhe një litër do të kushtojë 74 denarë./KlanMacedonia