Pas kritikave të ashpra, Burak Özçivit thyen heshtjen: Bëra atë që ishte e nevojshme

Burak Özçivit, i cili u vendos në qendër të kritikave pas fotove të postuara me Kevin Spacey, ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka sqaruar se ka mësuar vetëm së fundmi për akuzat ndaj Spacey për abuzimin seksual të fëmijëve. Në një postim në rrjetet sociale, protagonisti i serialit “Osmani” ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj kësaj çështjeje.

“Lidhur me ketë temë kaq të ndjeshme dhe të trishtuar e kam marrë lajmin me vonesë. Jam thellësisht i trishtuar nga kjo dhe bëra menjëherë atë që ishte e nevojshme. Dua t’ju bëj të ditur se unë jam absolutisht kundër kësaj çështjeje. Kjo ndjeshmëri ka qenë e tillë deri tani dhe kështu do të jetë edhe tani e tutje. Mos jini aq të ulët sa të përpiqeni të përfitoni nga çështje të tilla të ndjeshme”.

Özçivit e fshiu foton e shkrepur me Spacey gjatë ndeshjes në Katar, pas reagimeve të forta në Instagram ku ndiqet nga 22.5 milionë ndjekës./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share