Pas kërkesës së Levicës, Antikorrupsioni e gjobiti Talat Xhaferin

Ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është sanksionuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) pasi është konstatuar se në mënyrë të kundërligjshme ka kryer dy funksione të papajtueshme në të njëjtën kohë, sipas partisë së Majtë.

“Procedura ndaj Xhaferit ka filluar me iniciativën e së majtës, e cila tashmë në qershor 2024 ka paraqitur kërkesë në KSHPK për konflikt interesi për shkak të papajtueshmërisë së funksioneve, pasi Xhaferi ishte njëkohësisht kryetar i Qeverisë dhe anëtar i Parlamentit. Edhe pse e majta këmbënguli për heqjen dhe sanksionimin e menjëhershëm të kësaj shkeljeje flagrante të një sërë dispozitash ligjore dhe kushtetuese, si dhe të parimit të ndarjes së pushteteve, Komisioni Kundër Korrupsionit reagoi vetëm pas disa muajsh, pasi tashmë situata faktike kishte është ndryshuar, dhe për fat të keq, një gjobë qesharake”, thuhet në deklaratën e së Majtës.

Partia e Apasievit në vazhdimësi po ngre iniciativa ndaj Xhaferit dhe për të njejtat edhe të sanksionohet.  Ai është dënuar nga Komisioni Kundër Korrupsionit pasi e Majta kishte bërë ankesë për kryerjen në të njejtën kohë të funksioneve të kryetar i Kuvendit dhe anëtar i kryesisë së BDI-së. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share