Të dielën është raportuar mbi një ngjare e cila ka ndodhur par pak ditësh.
Mediumi News24 ka raportuar se reperit Noizy i është djegur një veturë luksoze e tipit Ferrari, në vlerë 300 mijë euro.
Sipas të njëjtit medium, personi i dyshuar për zjarrëvënie ka përfunduar në pranga dhe ka deklaruar në polici se veprën e ka kryer me porosi nga rep-artisti kundërshtar i Noizyt, Cllevio – i cili sipas akuzuesit e ka paguar atë në shumën prej 2000 eurosh për ta kryer veprën.
Mirëpo ky i fundit përmes një lidhjeje direkte me fansat në rrjetin social TikTok, ka mohuar të ketë gisht në këtë punë – ndërsa është shprehur se Noizyt i është djegur tjetër veturë dhe jo ajo për të cilën është raportuar në media.
“No Ferrari, no Ferrari, Maybach RIP”, ka thënë ai në TikTok, duke treguar se është djegur tjetër veturë dhe jo Ferrari.
Ndërkohë, vet Noizy ka qëndruar në heshtje për sa i përket këtij rasti. /Telegrafi/