Pas gjashtë viteve, Lidhje Demokratike dhe Pavle Trajanovi, kthehen në opozitë.
Largimi I Trajanovit nga koalicioni qeveritar, sipas LSDM-së nuk ndryshon asgjë. Thonë se është mirë që LD-ja edhe më tej mbështet rrugën evropiane të vendit.
Ndërkohë, sic njofton KlanM, Zv/Ministri për Pushtet Lokal, Zoran Dimitrovski, që vjen nga radhët e LD-së, ka dhënë dorëheqje dhe ia ka dorëzuar Kryeministrit.
LD-ja ka një pozitë Drejtori në Ndërmarrje Publike, respektivisht në “Gazetën Zyrtare” dhe sic njofton KlanM, konform vendimit partiak edhe ai duhet të dorëhiqet.
Pavle Trajanovi deri më 2016 ishte pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, por u largua vitin e njëjtë pas publikimit të “bombave”.
Pas Revolucionit Laraman, Trajanovi dhe LD-ja u bënë pjesë e Qeverisë së LSDM-së. /KlanMacedonia/