Bastisje në Tetovë, është gjetur municion, arrestohet një person

Policia ka arrestuar një 57 vjeçar nga tetova për shkak se gjatë bastisjes në banesën e tij janë gjetur municione për disa lloje të armëve, përcjell KlanM.

“Dje (28.06.2023) rreth orës 17:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 57-vjeçarin D.K. nga Tetova.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjetën dhe iu morën: 67 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra për pushkë automatike, 10 fishekë të kalibrit 16 milimetra për pushkë gjuetie dhe 6 fishekë të tjerë të kalibreve të ndryshme.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të do të përpilohet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share