Pas 26 vitesh një ministre gjermane shkon në Tajvan

Watzinger: Vizita nuk perfaqëson qasjen diplomatike të Berlinit ndaj Pekinit

Ministrja gjermane e Arsimit Bettina Stark Ëatzinger ka vizituar Tajvanin.

Kjo shënon herën e parë që një ministër gjerman viziton këtë shtet në 26 vite.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është një kënaqësi dhe nder i madh për mua që jam ministrja e parë që drejton një kabinet qeveritar dhe viziton Tajvanin në 26 vjet. Tajvani, me institucionet e tij të shkëlqyera kërkimore, është një partner shumë i vlerësuar”, ka deklaruar Bettina Stark – Watzinger, Ministre e Arsimit.

Teksa mes dy vendeve u nënshkrua një marrëveshje në fushën e teknologjisë ministrja e arsimit u shpreh se bashkëpunimi në të ardhmen do të fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e hidrogjenit, por dhe në forcimin e shkëmbimit të punës së kualifikuar midis dy vendeve.

Vizita e saj vjen dy muaj pasi një delegacion i lartë i Parlamentit gjerman udhëtoi për në Tajvan, një lëvizje që u kritikua ashpër nga Pekini.

E pyetur për kundërshtimet e Kinës për vizitën e saj ajo u pergjigj.

“Pra, strategjia e qeverisë federale për Kinën mbetet e pandryshuar.Më duhet të theksoj se kjo është vetëm një vizitë teknike”, tha Watzinger.

Përmes kësaj deklarata ajo konfirmoi se vizita e saj nuk përfaqëson qasjen politike të Berlinit ndaj Pekinit.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share