“Partnerë në krim”, arrestohet çifti shqiptar në Spanjë: Kishin kultivuar marijuanë brenda shtëpisë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm në Spanjë.

Mediat spanjolle shkruajnë se ata janë kapur duke kultivuar marijuanë në ambiente të mbyllura në zonën e Cunit. Arrestimi i burrë e grua, të dy me kombësi shqiptare erdhi pas një hetimi të kryer nga agjentë të Hetimit Fiskal të Gardës Civile në koordinim me Policinë Vendore të Çunit.

Mësohet se ata e kryenin aktivitetin brenda shtëpisë së tyre në zonën e Cunit dhe se teknikët nga kompania e shpërndarjes së furnizimit me energji elektrike kanë bashkëpunuar me ta për t’u siguruar energjinë elektrike.

Për kultivimin e plantacionit ata kanë kryer lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike në më shumë se 10 shtëpi. Dy të arrestuarit, të cilët akuzohen për trafikim të lëndës narkotike, lidhje të paligjshme të energjisë elektrike do t’i drejtohen gjykatës në orët në vijim./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share