Partizani ka fituar 2 me 0 me Teutën dhe është shpallur kampion i Superligës. Ky është titulli i 17 për Partizanin.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38’ me golin e Rrapajt. Pjesa e parë u mbyll kështu. Partizani e menaxhoi dhe pati nën kontroll lojën, ndërsa në shtesat e fundit në minutën 97’ shënuan edhe golin e dytë me Carën.
Ndërsa Tirana e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Ata fituan 2 me 1 ndaj Erzenit dhe morën pikë të barabarta në kampionat me Partizanin, por “të kuqtë” ishin në avantazh nga përballjet direkte.
/tvklan.al