ZGJEDHJET PRESIENCIALE
Një ditë para nisjes së afatit për grumbullimin e nënshkrimeve, partitë më të mëdha politike kanë bërë publike emrat e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale.
Shefi aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, do të jetë kandidati presidencial I LSDM-së, kanë njoftuar mediat duke u thirrur në burime të kësaj partie.
Kjo është hera e tretë e pjesëmarrjes së Pendarovskit në zgjedhjet për president, kurse konfirmimi I kandidaturës së tij pritet të bëhet më 3 mars nga Kuvendi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së.
VMRO-DPMNE do ta kandidojë profesoren Gordana Siljanovska – Davkova. Ajo sot konfirmoi kandidaturën, që duhet të konfirmohet më Konventën partiake më 2 mars. Davkova garoi edhe zgjedhjet e vitit 2019 kur humbi nga kundërkandidati I LSDM-së.
Te partitë shqiptare BDI-ja garon me Bujar Osmanin, ndërsa opozita shqiptare me Arben Taravarin.
Krahas tyre, tashmë në opinion dihet se në garën presidenciale hyjnë edhe profesorja universitare Biljana Vankovska si kandidate e “Levicës”, kurse partia “Grom” ka mbështetur kryetarin partiak, Stevço Jakimovski.
Në Kongresin e parë, partia e Kryebashkiakut të Kumanovës “E DI” pritet ta zyrtarizojë kandidaturën e Maksim Dimitrievskit.
Në opinion përflitet edhe kandidimi I Mersiha Smailoviqit si kandidate e partisë së boshnjakëve.
Afati për grumbullimin e nënshkrimeve të kandidatëve për president dhe për deputetë, sipas afateve të KSHZ-së, nis nesër 23 shkurt dhe skadon më 8 mars.
Sipas rregullores kur dorëzuesi I listës së kandidatit për president është grupi I zgjedhësve, nevojiten së paku 10.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në listën zgjedhore, derisa kur dorëzues të listës për president janë deputetë, nevojiten së paku 30 nënsshkrime nga deputetët.
Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president duhet t`i dorëzojnë në KSHZ, më së voni deri më 19 mars në mesnatë.
Rrethi i parë I zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, kurse rrethi I dytë më 8 maj, bashkë me ato parlamentare./tvklan.mk