Parlamenti francez miraton ligjin e diskutueshëm për emigrimin

EMIGRANTEVE U VËSHTIRESOHET MARRJA E FAMILJARËVE NË FRANCË DHE VONOHET AKSESI PËR NDIHMË  SOCIALE

Pas disa muajsh bllokadë, parlamenti francez e ka miratuar një legjislacion që ashpërson politikën e Francës për emigracionin. ligji i ri përmban  shumë masa të rrepta sa që e djathta ekstreme Marine Le Pen e ka cilësuar një fitore.

Pas Britanisë së Madhe edhe Franca  po bën përpjekje për të frenuar ardhjen e emigrantëve të huaj.

Parlamenti francez ka miratuar legjislacionin që ashpërson politikën  e emigracionit pas disa muajsh  mosmarrveshje politike.

Projektligji i amenduar u mbështet si nga partia qendrore e presidentit Emmanuel Macron dhe nga partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.

Të majtët akuzuan Shefin e Elizesë për lëshime ndaj të djathtës ekstreme. Me masat e reja, migrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Francë, dhe u zgjatet periudha për të fituar  akses në përfitimet sociale.

Ky ligj përmban përmbante aq shumë masa të vijës së ashpër sa që e djathta ekstreme Marine Le Pen e ka përshëndetur  si një fitore ideologjike. Në shenjë proteste ndaj një projektligji të linjës së ashpër të emigracionit thuhe se ministri i shëndetësisë  dha dorëheqjen por kryeministja Elisabeth Borne tha se presidentit nuk i ishte dorëzuar asnjë dorëheqje.

Grupe të të drejtave të njeriut kanë kritikuar   ligjin të cilin e kanë cilësuar si më të ashprin në dekada.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share