Parku më i madh ndërkufitar në Europë

MARREVESHJE NDERMINISTRORE SHQIPERI, KOSOVE DHE MAQEDONI E VERIUT

Ministrat e mjedisit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë frmosur një marrëveshje për parkun më të madh ndërkufitar në europë. Projekti përfshinë parqet kombëtare Korab- Kortnik, parkun e Sharrit dhe të Mavrovës për të cilat do ketë një menaxhim të përbashkët.

Parku Natyror Korab-Koritnik në Shqipëri, Parku Kombëtar Sharri në Kosovë dhe Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Malet e Sharrit në Maqedoninë e Veriut do të jenë së shpejti pjesë e një parku ndërkufitar, më i madhi i këtij lloji në Europë me një sipërfaqe mbi 242 mijë hektarë. Ministrat e mejdisit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut gjatë një takimi në Tiranë kanë firmosur një marrëveshje trepalëshe për menaxhimin e përbashkët të këtij parku.

MIRELA KUMBARO- MINISTRE E MJEDISIT, SHQIPERI

“Ne i shohim zonat e mbrojtura si ofrues të përfitimeve përtej kufijve – përtej kufijve të tyre në një hartë, përtej kufijve të shteteve kombëtare – midis shoqërive dhe brezave që jetojnë në këto zona. Këto vargmale shërbejnë si një korridor ekologjik, që strehon një numër të madh llojesh të rëndësishme bimësh e kafshësh, jo vetëm në nivel rajonal por edhe në nivel europian e ndërkombëtar, siç është për shembull brezi i gjelbërt europian. Përsa i përket turizmit, i shohim zonat e mbrojtura si një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e ekoturizmit me gjithë format e tij”.

Ministri I mjedisit të Kosovës tha se ky projekt do të ofrojë një optikë të re për zhvillimin e këtyre zonave.

LIBURN ALIU – MINISTER I MJEDISIT, KOSOVE

“I kemi këta kufij në mes dhe kemi dëshira për përfitime nga kompani të ndryshme që duan të depërtojnë dhe të ndërtojnë në atë zonë. Detyra jonë është që të vendosim rregulla duke pasur parasysh të kaluarën në mënyrë që edhe të zhvillohemi, edhe ta shfrytëzojmë, por edhe ta mbrojmë atë çka është mjaft e vlefshme.”.

Ministri i Mjedisit i Maqedonisë së Veriut tha se një bashkëpunim për menaxhim të përbahsëkët është dhe liqeni I Ohrit

NASER NUREDINI- MINISTER I MJEDISIT, MAQEDONI E VERIUT

“Lidhja natyrore ndërkufitare e zonave të mbrojtura të Parkut Natyror Korab–Koritnik në Shqipëri, Parkut Kombëtar të Mavrovës dhe Parkut Kombëtar Malet e Sharrit në Maqedoninë e Veriut, si dhe Parku Kombëtar Sharri në Kosovë, hap mundësi të reja për mbrojtje më të madhe të florës dhe faunës, duke u përballur më mirë me veprimet ilegale, monitorim më të mirë, mundësi më të mëdha për zhvillimin e eko-turizmit dhe formave alternative të turizmit”.

Ky projekt mes tre vendeve synon zhvillimin e përbashkët ndërkufitar dhe promovimin e përbashkët të trashëgimisë së veçantë natyrore dhe kulturore.

GAZETARE: ERMELINDA HOXHAJ

Lexo gjithashtu
Total
0
Share