Parku i Sarajit: Nisin parapërgatitjet – 1 Maji vjen një ditë më herët! (VIDEO)

QYTETARËT: “KJO ËSHTË JETË E JO NË PANDEMI QË NUK ISHIM TË LIRË”

Edhe një fundjavë e zgjatur boshatis Shkupin. Shumë pak qytetarë në këtë të diel para 1 Majit, njofton KlanM.

Por, gjatë 1 Majit, si zakonisht, dikush do të protestojë, kurse të tjerët do t`u drejtohen qendrave rekreative për piknikun tradicional për 1 Majin.

Duket se në Parkun e Sarajit, tashmë ka nis kjo atmosferë festive. Po bëhen parapërgatitje për ditën e nesërme.

Qytetarët, sic percjell KlanM,  thonë tashmë është viti i dytë që Parku i Sarajit pritet të mbushet me vizitorë. Ata nuk harrojnë vitin 2020 dhe kohën e pandemisë.

“Çdoherë jemi këtu, vetëm kohen e pandemisë 2020/2021 arsyet që ishin për sigurinë shëndetësorë nuk ishim prezent sepse nuk u organizua kjo dhe rregullisht merremi me këtë punë. Më herët organizoheshin ekskursione shkollore, nxënës dhe student këtë vit nuk i shoh por atmosfera është e mirë në përgjithësi” – tha Jasmin Ramadani, qytetar.

 “Tani jemi më të lirë, kjo është jetë e jo pandemi që nuk mundeshim të dalim lirë as tek familjaret e jo të shëtisim”

Ndryshe Sindikatat e vendit paralajmërojnë protesta për 1 majin. Sipas tyre, sic njofton KlanM, kjo protestë organizohet për shkak siç thonë padrejtësive ndaj punëtorëve. Nga ana tjetër, MPB-ja ka vendosur regjim të posaçëm trafiku për ditën e hënë. Regjimi i posacëm do të nis nga ora 10.00. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share