Parisi dhe Londra pranë marrëveshjes për emigrantët

Franca dhe Britania e Madhe janë në fazat e fundit të përmbylljes së një marrëveshjeje që synohet t’i japë fund krizës së emigrantëve të jashtëligjshëm në kanalin e Anglisë.

E përditshmja britanike “The Times” shkruan se marrëveshja kap vlerën e më shumë se 90 milionë eurove dhe parashikon ndër të tjera shtimin e patrullave detare që gjurmojnë varkat me emigrantë të paligjshëm që kalojnë nga brigjet franceze në ato britanike.

Aktualisht, në këtë zonë patrullojnë rreth 800 patrulla franceze. Zyrtarët britanikë të migracionit do të jenë për të parën herë të pranishëm në sallat e kontrollit në Francë.

Kriza e emigrantëve ishte temë kryesore e takimit të parë mes kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe presidentit francez Emanuel Makron, në Sharm El Sheik të Egjiptit ku marrin pjesë në samitin e klimës.

Rishi Sunak:Mundësitë janë për ne që të bashkëpunojmë ngushtë me Francën dhe me vende të tjera po ashtu. Kam besim dhe jam optimist se mund t’i ndalim njerëzit të vijnë ilegalisht tek ne.

Prej fillimit të këtij viti, rreth 40 mijë emigrantë ilegalë hynë me varka në Britani nga brigjet franceze, gati dyfishi i vitit të kaluar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share