Në vitin 2000 në Maqedoni kanë lindur 26.168 fëmijë. Të njëjtin vit kanë vdekur 17.085 njerëz, që do të thotë se rritja natyrore ka qenë 9.083. Por, siç përcjell KlanM një analize të portalit “Pari”, në dy dekadat e kaluara shënohen të dhëna shqetësuese demografike, numri I të vdekurve vazhdimisht është rritur, kurse i të lindurve është ulur. Kulminacioni ndodhi në vitin pandemik 2020, kur janë regjistruar 25.755 të vdekur kundrejt 19.031 lindjeve, me cka për 6.724 është më I madh numri të vdekurve se sa I lindjeve.
Sipas portalit “Pari”, sic përcjell KlanM, rritja negative natyrore për herë të parë është shënuar në vitin 2019 kur ka pasur 19.845 lindje dhe 20.446 vdekje.
Të dhënat statistikore tregojnë se shkalla e fertilitetit në vitin 2020 ka qenë 1.31 lindje në një grua. Do të thotë se tashmë rrallë kush vendos për lindjen e fëmijës së dytë, për cka ekzistojnë gjasat për vazhdimin e trendit negativ demografik, nëse merret parasysh se martesat tashmë bëhen kur çiftet janë më të moshuar.
Njëkohësisht, sic njofton KlanM, Enti Shtetëror për Statistika ka regjistruar ulje të dukshme të shkallës së martesave. Nëse në vitin 2008 ka pasur 7.2 martesa në 1.000 banorë, në vitin 2020 janë shënuar 5 martesa në 1.000 banorë.
Portali “Pari”, rikujton se me uljen e lindjeve, zvogëlohet fuqia punëtore që duhet të jetë bartëse e aktiviteteve ekonomike në një vend, por edhe alimentimi i sistemit tatimor, me këtë edhe të fondit pensional. Që e keqja të jetë më e madhe, situata vazhdon të komplikohet me largimin e të rinjve nga vendi. /KlanMacedonia/
Të gjithë tekstin lexoni Këtu…