Parashikimi i motit 9 Tetor 2022

Moti sot në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë  me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të sillet  në intervalin prej 1 deri në 9 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 26 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë celsius.

Deri të hënën do të mbajë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe relativisht të larta gjatë ditës. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share