Parashikimi i motit, 2 Korrik 2023

Mot jostabil, pjesërisht me vranësira e me periudha me diell pritet sot në Maqedoninë e Veriut, përcjell KlanM.

Paralajmërohen reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Procese më intensive në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe shfaqje të izoluar të breshërit janë të mundshme vende-vende.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Indeksi UV do të jetë 7!

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me diell, kohë pas kohe mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share