Parashikimi i motit 14 Tetor

Moti sot në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë më vranësira, i freskët dhe me reshje shiu. Vende vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e dobët, kryesisht nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të sillet në interval prej 8 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të sillet prej 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14 gradë Celsiusë.

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share