Parandalohet kontrabandimi i 1.100 cigareve elektronike, arrestohet 27-vjeçari nga Dibra

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se sot është arrestuar një 27-vjeçar nga Dibra pasi i njëjti është kapur me 1.100 copë të cigareve elektrike.

“Sot (02 shkurt) rreth orës 07:35, në rrugën rajonale Dibër- Hanet e Mavrovës, në lokalitetin ” Hani i Rostushës”, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin B.Z nga Dibra. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Seat Alhambra” me targa të Serbisë, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar në thasë me fasule në brendësi të të cilave janë gjetur 1100 copë cigare elektronike pa dokumentacion përkatës. Ai është ndaluar në Njësinë e Policisë Rostushë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share