E rëndësishme për një psikoterapeut është që të dijë më shumë rreth klientit të tij. Përmes teknikave të ndryshme të afrohet që klienti të jetë i sigurt, ta kuptojë dhe t’i praktikojë këshillat e marra. Këto dhe konstatime tjera rreth psikoterapisë dhe parandalimit të divorcit, u diskutuan në 99 Minuta me Fjolla Telain dhe mysafirin Abdulla Thaçi.
“Psikoterapia është më e thellë. Duhet t’i ndihmosh klientit që të arrijë vet tek përgjigjet…ose thjeshtë, iu ndihmoj të bëhen mediatorë me vetveten”, tha mes tjerash psikoterapeuti, Abdulla Thaçi./KlanMacedonia