MASH: Përgatitet ligji i ri për librat shkollor

ZGJIDHJE LIGJORE PËR CILËSI MË TË LARTË TË LIBRAVE SHKOLLOR

Në Janar të këtij viti, Ministria e Arsimit, paralajmëroi se në plan është përpunimi i ligjit të ri për librat shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm duke u bërë thirrje të interesuarve që të japin sygjerime për zgjidhjen ligjore. MASH-i sot njoftoi se për momentin përgatitet draft versioni I parë I ligjit, njofton KlanM.

Në grupin e punës që kishte marrë pjesë në përgatitjen e ligjit të ri, sic thonë nga MASH-i, janë inkuadruar përfaqësues të shumë institucioneve dhe persona nga procesi edukativo-arsimor, kurse në zgjidhjen e re ligjore do të integrohen të gjitha propozimet konstruktive që nga Janari kanë mbërritur në adresë të MASH-it.

Nisma për përgatitjen e ligjit të ri për librat shkollor, sic percjell KlanM komunikatwn e MASH-i, bëhet me qëllim të uljes së probabilitetit të gabimeve dhe progresit të cilësisë së përmbajtjes së librave për arsimin fillor dhe të mesëm.

“Nevoja për zgjidhje të re ligjore është më se e domosdoshme për shkak të nevojës për vendosjen e më shumë filtrave për kontroll gjatë përgatitjes dhe miratimit të përmbajtjes së librave, por edhe për gjetjen e mënyrës për nxitje të konkurencës më të madhe, respektivisht në shpalljet publike të paraqiten më shumë autorë me dorëshkrime të tyre, si dhe recenzentë për miratimin e dorëshkrimeve” – thonë nga MASH.

Paralajmërimi për ligj të ri për librat shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm vjen pasi gjatë vitit të kaluar pati reagime të ashpra në opinion për lëshimet dhe gabimet nëpër librat e rinj, percjell KlanM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share